Bombarduesit amerikanë B-52 fluturojnë mbi Korenë e Jugut

Pas testit të fundit bërthamor të Penianit vjen edhe kundërpërgjigja e Amerikës.Mbi Korenë e Jugut fluturoi një bombardues amerikan me rreze të gjatë veprimi.Avioni “B 52”, është parë të lëvizte mbi bazën ajrore “Osan”, 72 kilometra në jug të kurifit që ndan dy vendet, përpara se të kthehej mbrapsht në bazën e vet pranë Guamit.Dy avionë luftarakë, njëri amerikan dhe tjetri koreano-jugor shoqëronin bombaruesin, gjatë lëvizjes. Ndërkohë, ministria Mbrojtjes e Koresë së Jugut nuk ka pranuar të japë asnjë detaj për dy avionët e tjerë.Më 6 janar, pas testimit të bombës me hidrogjen, lideri koreano-jugor, Kim Jong Un më tha se ky është një ndër hapat e marra nga qeveria e tij, si pjesë e strategjisë kundër kërcënimit të SHBA. Jong Un theksoi edhe rrezikun e një lufte bërthamore, që i kanoset gadishullit korean nga Amerika.