Familjet rome pas strehë mbi kokë dhe në skamje, apel shtetit për ndihmë
Pas përmbytjeve si pasojë e daljes nga shtrati të lumit të Tiranës, familjet rome janë kthyer në barakat e tyre në zonën e njohur si Bregu i Lumit. Përpos jetesës në qiell të hapur atyre iu është dashur të përballen edhe me skamjen. Banorët shprehen se prej 4 ditësh nuk kanë konsumuar asgjë duke i bërë apel institucioneve të mos kujtohen për ta vetëm në ditën e votimeve.Tiranë-Tërheqja e ujit pranë Bregut të Lumit, i ka lenë vendin skamjes. Familjet rome që janë kthyer në barakat e tye pas përmbytjeve si pasojë e daljes nga shtrati të lumit të Tiranës, kanë humbur gjithçka"Na i ka marrë të gjitha, baraket, frigoriferet, të gjitha", tha një banore e komunitetit rom."Nuk dimë nga tja mbajmë, ku të shkojmë, pa shtëpi pa gjë. Qeveria nuk na përfill fare", tha me lot në sy një tjetër rome.Senada 12 vjeç dhe Sela 4 vjeç përpos mungesës së ushqimit po përballen edhe me frikën se shtrati i lumit të Tiranës do t'u rrëmbejë edhe të paktat rroba që iu kanë mbetur në trup.Banorët e Bregut të Lumit i vizituan edhe këshilltarët e djathtë në Bashkinë e Tiranës dhe anëtarë të Forumit Rinor Demokrat, të cilët akuzuan kryebashkiakun Veliaj se nuk po sheh në sy realitetin dhe i bënë apel të merren masa për banorët e prekur nga përmbytjet.Olli: Këtu shteti është inekzistent. Sot nuk është koha për të bërë deklarata dhe për të bërë xhiro nëpër bulevardet e Tiranës, por për të ndërhyrë këtu në këtë vend që nga momenti në moment rrezikon të përlahet dhe të përpihet nga uji.