Veliaj: Zyrat e shërbimit të Bashkisë së Tiranës do të zhvendosen në Bulevardin e Ri

Teksa ka inspektuar punimet për bulevardin e ri të Tiranës, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shigjetuar Partinë Demokratike që sipas tij në katër vite nuk kanë bërë as gjysmën e punëve që socialistët kanë bërë në katër muaj në krye të Bashkisë më të madhe në vend.Veliaj: “Më vjen mirë që në katër muaj është zhbllokuar dhe është bërë më shumë punë se në katër vitet e fundit. Kjo është diferenca kur diçkaje i futesh me mish e shpirt. Ne, këtij projekti i jemi futur me mish e shpirt dhe kemi marrë disa vendime shumë të rëndësishme si për shembull, për ndërtimin e parkut qendror, i cili do të fillojë në këtë kuotë ku jemi dhe do të ruajë një pjesë të madhe si hapësirë e gjelbër për bulevardin e ri”.Por këshilltarët demokratë në Bashkinë e Tiranës e kanë hedhur poshtë këtë deklaratë me pretendimin se e vetmja punë që sipas tyre ka bërë kryebashkiaku Veliaj është ajo e reduktimit të gjelbërimit.Këshilltarët e PD-së: Pasi braktisi qytetarët në kulmin e përmbytjeve dhe i la në mëshirë të fatit për një udhëtim turistik ne Srilanka, kryemashtruesi i Bashkisë se Tiranes mburret me punët e të tjerëve sepse për vete s'ka asnjë bilanc në 5 muaj. Projekti i Bulevardit të Ri, sigurimi i fondeve, nisja dhe avancimi i punimeve u kryen tërësisht nga administrata Basha.Në bulevardin e ri që përshkon segmentin nga ish-Stacioni i Trenit deri në lumin e Tiranës do të zhvendoset bashkia e Tiranës që sipas kryebashkiakut Veliaj do të shërbejë për të thithur instalimin gjithashtu të një sërë institucioneve të rëndësishme në vend, duke nisur që nga Ambasadat.veliaj erion /Oranews.tv/