Industria minerare kërkon ulje të tarifës së çmimit të referencës dhe rentes minerare

Industria minerare kërkon uljen e tarifës së çmimit të referencës dhe rentes minerare, si një mënyrë për të përballuar humbjet e ndjeshme që po shkaktohen nga rënia e çmimeve të lëndëve të para në tregjet botërore.Gjatë një takimi me Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, përfaqësuesit e industrisë minerare në Bulqizë kanë argumentuar se rënia e ndjeshme e çmimit të kromit në tregjet ndërkombëtare ka tkurrur fitimet e tyre në një kohë që shpenzimet mbeten të larta.Ata kanë kërkuar ndihmë nga qeveria, në të kundërt do të shkurtojnë fuqinë punëtore.“Me këto çmime reference ne penalizohemi në lidhje me rentën minerare. Sot çmimi është përtokë, të paguash 6% të një çmimi të referencës që është shumë i lartë absolutisht kjo duhet parë patjetër. Na kanë rritur prapë rentën në shitjet e brendshme.Jo pak por në mënyrë të konsiderueshme”.“Ne nuk jemi të mendimit që ti shkurtojmë punëtorët e masa të tjera drastike që hapin probleme sociale, por të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Të korrektohet renta minerare dhe tatim-fitimi”.Ministri i Financave Shkëlqim Cani tha se do të ketë një vendim të përbashkët me Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë për të rishikuar detyrimet e industrisë së kromit me qëllim lehtësimin e saj dhe shmangien e shkurtimit të vendeve të punës.Cani: Ne do të përpiqemi që të gjejmë një zgjidhje që ti vijë në ndihmë edhe insdustrisë. Kuptohet që problemi do të pasohet në qeveri dhe qeveria shpejt do duhet të marrë vendimet përkatëse. Gjithnjë flasim në mbështetje të mbajtjes në punë të punëtorëve, për tu ardhur në ndihmë sa të mundemi si qeveri edhe problemit që ka industria.Çmimet e lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare kanë pësuar rënie gjatë gjithë vitit 2015, duke prekur direkt jo vetëm industrinë vendase, por edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit.MINIERA_/Oranews.tv/