Vritet një komandant ushtrie i ISIS nga sulmet ajrore irakiene
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2016, 10:07
Një nga njerëzit më të afërt të liderit të Shtetit Islamik, Abu Bekr el-baghdadi, u vra gjatë një sulmi të forcave ajrore të Irakut në qytetin Bharvana, lajmëroi ushtria irakiene të shtunën (9 janar).Assi Ali Mohammed Nasser al-Obeidi ishte komandanti kryesori i ushtrisë së ISIS dhe operonte në perëndim të Irakut e lindje të Sirisë.Obeidi kishte qenë më parë edhë komandant brigade në forcat speciale të Saddam Hussein.Ai ishte arratisur nga burgu Abu Gharib. Në javët e fundit, koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka njoftuar për disa vrasje të ngjashme.Në fund të dhjetorit, shumë udhëheqës të lartë të ISIS janë vrarë brenda pak javëve.Një nga liderët e vrarë ishte një operativ i lidhur me trurin e sulmeve në Paris gjatë muajit nëntor.