Komuniteti rom apel Qeverisë: Na jepni ca tokë të ndërtojmë barakat larg lumit

Disa ditë pas përmbytjeve të shtëpive si pasojë e reshjeve të dendura, banorët e komunitetit rom tek Bregu i Lumit i bëjnë apel Bashkisë së Tiranës dhe Qeverisë shqiptare për ndihmë. Jeta e tyre është vështirësuar së tepërmi pasi rrjedha e lumit rrembeu barakat ku ata jetonin.Pas përmbytjeve masive të disa ditëve më parë kjo është situata e familjeve në Bregun e Lumit, vërshimi i të cilit u ka marrë çdo gjë.Edhe pse kanë kaluar disa ditë, këto familje vazhdojnë të qëndrojnë në këto barake, të cilat janë të shkatërruara për shkak të përmbytjeve dhe daljes së lumit të Tiranës nga shtrati.Banorët e komunitetit rom pohojnë se autoritetet shtetërore kanë ardhur thjesht për të parë nga afër gjendjen e cila deri tani nuk ka ndryshuar.Qytetari: Kanë ardhur të gjithë, çdo njeri ka ardhur për veten e tij, me mbaru punët e veta, me na filmu.Kaq.Qytetari: Jemi në situatë shumë të vështirë, vetëm të mbys veten se nuk kam ku të shkoj më.Qytetari: Ai i Komunës atje erdhi me makinë tha që unë nuk kam çfarë tu bëj, tu jap batanije. Ne nuk jemi keq për batanije, ka tek plehrat sa të duash.Reshjet e dendura të shiut mund të rikthehen e për këtë arsye komuniteti rom që jeton në breg të lumit ka një apel për Qeverinë shqiptare.Qytetari: Nuk dua as batanije, as bukë, asgjë. Por shteti nëse ka mundësi të më japë 100 metra tokë të bëj barake e të jetoj, të ha një copë bukë me fëmijët e mi dhe të mos më mbysë lumi.Mos të gjendemi nesër o bobo fëmija, o bobo lumi.Disa ditë më parë rreth 80 banorë të komunitetit rom u evakuuan nga banesat e tyre nga Prefektura e Tiranës për tu strehuar në shkollën "Misto Mame" deri në momentin kur për ta të nisë ndërtimi i një strehëze nga Bashkia e Tiranës.romet te bregu i lumitbregu i lumit pas permbytjeve