Opozita: Qytetarët ia dhanë përgjigjen Isa Mustafës, protestat vazhdojnë

Nëpërmjet një komunikate të përbashkët, tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrje, kanë vlerësuar se pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e sotme ishte më masive se kurrë më parë.Sipas opozitës, sot qytetarët i dhanë përgjigje kryeministrit Isa Mustafa mbi insistimin e tij për të themeluar Asociacionin e komunave serbe. Opozita ka paralajmëruar se protesta të tjera do të organizohen ditëve të ardhshme.“Protesta e thirrur nga Opozita e Bashkuar, u bë një protestë gjithëqytetare. Pjesëmarrja e qytetarëve ishte masive si kurrë më parë. Opozita falënderon dhe shprehë mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e subjekteve opozitare për pjesëmarrjen e tyre në këtë protestë. Para disa ditësh Isa Mustafa tha se do ta zbatojë "Zajednicën" pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Ai tha se opozita nuk ka mbështetje dhe se nuk po i dalin njerëzit në protesta. Sot, qytetarët ia dhanë përgjigjen qeverisë Mustafa, duke dalë në protestën më të madhe të zhvilluar në Kosovë që prej pasluftës. Rreth 100.000 pjesëmarrës i kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Prishtinës, të ardhur nga gjithë qytetet e fshatrat e Kosovës, si dhe nga vise të tjera nga trojet shqiptare dhe nga diaspora”, thuhet në komunikatën e opozitës.Sipas tri parive opozitare, organizimi i protestës ka qenë korrekt.“Siç u tha edhe në tubimin e sotëm, protestuesit vetë shënojnë ardhjen e një kohe të re për Kosovën, e për të gjithë, pa dallim”, thuhet më tej.Ndërkaq, për opozitën kontrollet e Policisë së Kosovës ishin veprime provokuese.“Policia që prej orëve të para të ditës në disa raste ka provokuar protestuesit duke ndalur shumë autobusë e duke i penguar qytetarët të vijnë në Prishtinë.”Ndërsa, dhunës së protestuesve në përmbyllje të protestës, opozita e bashkuar iu ka referuar si mllef i qytetarëve të Kosovës, që është akumuluar nga vendosmëria e Qeverisë për ta çuar përpara Asociacionin.Opozita e Bashkuar ka porositur opozitën se pas të gjitha “zullumeve” të saj, qytetarët nuk do të rrinë të qetë.“Në përmbyllje të protestës, shumë qytetarë kanë reaguar spontanisht duke protestuar me vendosmëri ndaj ndërtesave qeveritare. Mllefi i qytetarëve që po shprehet në përballje me policinë është rezultat i insistimit të Isa Mustafës për të ruajtur Zajednicën dhe pushtetin e vet personal. Ne shprehim keqardhje për çdo incident, por nënvizojmë se shkaktari kryesor edhe i këtyre incidenteve është mos-reflektimi i qeverisë përballë reagimit kaq të fuqishëm qytetar. Qeveria duhet ta dijë se pas gjithë zullumeve të saj, duke përfshirë edhe shkeljen e vetë Kushtetutës, është vështirë që qytetarët do të mbeten të qetë. Zemërimi i qytetarëve është i drejtë. Për t'u qetësuar qytetarët, nevojitet dorëheqja e menjëhershme e qeverisë Mustafa. Askush dhe asgjë nuk mund ta zbehë mesazhin që dhanë qytetarët e Kosovës sot me pjesëmarrjen e tyre masive në protestën e madhështore e paqësore kundër “Zajednicës”, demarkacionit dhe qeverisë antikushtetuese. Protestat vazhdojnë!”largea_2a6ae98c-eff9-4147-8ceb-1f8b7dc1283d1452348776aakrd18181 aakrd1818