Policia: 8 mijë qytetarë në protestë. Nga përleshjet të lënduar 24 policë, 2 gazetarë dhe 2 civilë

Në një konferencë të jashtëzakonshme, Policia e Kosovës ka paraqitur bilancin e ngjarjeve të sotme, në bazë të informacioneve të deritanishme.Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, tha se si pasojë e hedhjes së mjeteve të rrezikshme nga protestuesit, deri tani të lënduar kanë mbetur 24 policë, 2 qytetarë dhe 2 gazetarë.Për aktet e dhunshme, Kelani tha se janë ndaluar deri tani 34 protestues, tek të cilët janë gjetur mjete të dyshuara si thika, koktej molotovi e gjëra që ju kanë shërbyer për kamuflim.Ndërkaq, sipas Kelanit, pjesëmarrës në këtë protestë ishin 8 mijë qytetarë. VV tha se në protestë morën pjesë mbi 100 mijë qytetarë.Kelani tha se PK gjatë ditës së sotme ka vazhduar të mbaj të informuar publikun lidhur me përgatitjet dhe planin operativ për mbrojtjen e sigurisë publike gjatë protestës së sotme.Sipas Kelanit, ndryshe nga raportimet e mediave që raportuan se policia po pengon pjesëmarrjen e qytetarëve në protestë, PK e njeh të drejtën e qytetarit për të marrë pjesë në tubime e protesta.“Në vazhdimësi kemi qenë të përkushtuar që t’u mundësojmë qytetarëve të lëvizin lirshëm. Kemi pasur disa informacione që janë publikuar në mediume të ndryshme, që Policia ka penguar autobusët për të marrë pjesë në protestë. Policia e Kosovës qytetarët të marrin pjesë në protestë, pasi PK e njeh të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në tubime dhe protesta.”Ndërsa, sa për ndalimin e qytetarëve nga Shqipëria që provuan t’i bashkohen protestës së opozitës, Kelani se këto raportime nuk qëndrojnë.“Nuk janë maltretuar, u është refuzuar hyrja”, tha Kelani.Sipas Kelanit, PK ka qenë e vetëpërmbajtur, duke krijuar kordon për një tërheqje taktike dhe duke mos reaguar ndaj mjeteve të forta madje edhe ndeaj koktejit të molotovit.“PK gjatë gjithë kohës u ka bërë thirrje protestuesve të dhunshëm që të mos hedhin mjete të forta drejt objektit të Qeverisë dhe Policisë”, vazhdoi Kelani.Sipas Kelanit, ata që dhunuan objektet shtetërore ishin kryesisht një grup i të rinjve.“Ata ishin grup kryesisht i të rinjve. PK u detyrua të intervenojë duke përdorur mjetet e ligjshme. Por, ata kanë vazhduar të jenë të dhunshëm. Dogjën dy vetura zyrtare me koktej molotovi, duke mos kursyer edhe trupin e një zyrtari policor”, tha Kelani.