INSTAT: Inflacioni në dhjetor 2%, sa objektivi minimal i BSH

As konsumi për festat e fundvitit nuk ndikoi në rritjen e inflacionit. Sipas të dhënave të INSTAT-it, inflacioni arriti në dhjetor në 2%, duke qenë sa objektivi minimal i parashikuar nga Banka e Shqipërisë për këtë tregues. Inflacioni ka ruajtur gjatë gjithë vitit 2015 nivele të ulëta, duke reflektuar konsumin e dobët, rrjedhojë e pasigurive të qytetarëve për të shpenzuar. Konsumi i dobët ka vijuar edhe gjatë festave të fundvitit. Instituti i Statistikave ka konstatuar se në dhjetor, inflacioni arriti në 2%, nivel i ulët ky në raport me traditën historike ku kërkesa më e lartë në prag të festave ndikon në rritjen e këtij treguesi.Rritja vjetore e cmimeve në dhjetor është ndikuar kryesisht nga grupi "Ushqime dhe pije joalkoolike" që është rritur me 2%. Rritje në këtë periudhë kanë shënuar edhe cmimet e grupeve "Pije alkoolike dhe duhan", "Argëtim e kulturë", si dhe "Hotele, kafene e restorante".Inflacioni arriti në dhjetor objektivin minimal të parashikuar nga Banka e  Shqipërisë, teksa u karakterizua nga nivele të ulëta gjatë gjithë vitit 2015, për shkak të konsumit të dobët , rrjedhojë e pasigurive të qytetarëve per te ashpenzuar./Oranews.tv/