Meksika arreston "El Chapon" e drogës, lajmin e jep Presidenti Enrique Pena Nieto

Autoritetet meksikane kanë arrestuar lordin e drogës Hoakin "El Chapo" Guzman 6 muaj pasi arratisjes nga një burg i sigurisë së lartë. Lajmi u bë i ditur nga vetë presidenti i vendit Enrique Pena Nieto, në një postim në rrjetin social Twitter:" Misioni u përmbush. E kapëm. Dua të informoj të gjithë meksikanët që Joakim Guzman Loera është arrestuar".Sipas mediave ndërkombëtare, i ashtuquajturi mbreti i drogës u rrethua e më pas u arrestua pas një shkëmbimi zjarri me forcat ushtarake meksikane në qytetin bregdetar të Los Muçis, i cili ndodhet në Sinaloa që është edhe vendlindja e trafikantit më famëkeq të drogës.Gjatë përplasjes së armatosur kanë mbetur të vrarë 5 persona dhe është plagosur një prej ushtarëve, ndërkohë që Guzman ndodhet në gjëndje të mirë shëndetësore.El Chapo ishte kategorizuar si një ndër personat më të kërkuar në botë, kartela e të cilit trafikonte kokainë, heroinë dhe metamfetaminë në SH.B.A.Ai u arratis nga burgu pasi gërmoi nga pllaka e dushit të qelisë së tij një tunel 1.5 km të gjatë.Autoritete amerikane kishin ofruar një shpërblim prej 5 milion doallrësh për këdo që jepte informacion rreth Hokin Guzmanit.Arratisja e 6 muajve më parë ishte e dyta për bosin e drogës. Herën e parë ai kap në Guatemala në vitin 1993 dhe u arratis në Puento Grande në vitin 2001, nëpërmjet mjetit që shfrytëzohej për lavanderinë. Ai qëndroi në arratisje për 13 vitë përpara se të rikapej në 2014-ën.