Tjetër tragjedi në det, zbulohen trupat e 27 emigrantëve të mbytur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Janar 2016, 14:50
Autoritetet turke po garojnë me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit e dy barkave të fundosura gjatë orëve të fundit.Deri më tani, janë zbuluar 27 trupa të pajetë, ku tre prej të cilëve janë fëmijë. Rojat bregdetare kanë arritur që të shpëtojnë afro 12 persona.Një prej incidenteve ndodhi në brigjet e distriktit Ayvalik, ndërkohë që barka tjetër u fundos pranë distriktit Dikili.Në operacionet e kërkim shpëtimit janë angazhuar qindra roja bregdetare, tre barka si dhe një helikopter. Situata mbetet ende e paqartë pasi nuk dihet numri total i personave që kanë qënë në bordet e dy mjeteve lunduruese.Emigrantët vinin nga vendet e luftës dhe kishin si synim mbërritjen në ishullin grek Lesbos.

/Oranews.tv/