PD: Rama jep Skavicën pa garë dhe transparencë; MEI: Shpifje dhe fabrikime
PD akuzoi kreun e qeverisë se ka dhënë pa asnjë tender e pa garë Hidrocentralin e Skavicës një kompanie turke. Sekretarja e marrëdhënieve me pubikun në PD kujtoi se selia blu e akuzoi Ramën se ndodhej në një vizitë në Turqi për këtë çështje disa muaj më parë, gjë që Kryeministri e mohoi. Për këtë çështje reagoi Ministria e Energjisë, duke i cilësuar akzuat shpifje.Partia Demorkatike, ka akuzuar qeverinë se i ka dhënë më konçesion pa garë dhe pa tendër kompanisë turke Suzer & Nurol Group, ndërtimin e Hidocentarlit të Skavicës.Grida Duma: Skavica ka përfunduar si gjithë të tjerat dhe siç ne paralajmëruam pa garë e transparencë ashtu siç Rama u ka dhënë miqve të vetë koncensionet në shëndetësi, ashtu siç jep tenderat dhe u hap traun e doganës, ashtu siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën CEZ ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre.Pas denoncimit të Partisë Demorkatike, reagoi Ministria e Energjisë dhe Industrisë, duke i cilësuar deklaratat shpifje dhe fabrikime.Sipas Ministrisë së Energjitikës, HEC-i i Skavicës nuk është dhënë me konçesion, por projekti i firmës turke është vlerësuar me një bonus prej 8 pikësh, vlerësim i miratuar edhe nga Këshilli i Ministrave.“Sa për fabrikimin e tyre të rradhës, dëshirojmë të sqarojmë për publikun se është krejtësisht normale të publikohen emrat e kompanive të huaja prestigjoze, të cilat në mënyrë zyrtare marrin pjesë në procedura të hapura e transparente koncensionesh apo partneritetesh publike-private.Ministria e Energjisë dhe Industrise e ka vlerësuar projektin me një bonus (sipas legjislacionit në fuqi) prej 8 pikësh, vlerësim i miratuar nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e tij të datës 23 .12.2015.Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të vijojë me hapat e mëtejshme proceduriale të përcaktuara në Ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik-privat”, të ndryshuar”.
/Oranews.tv/