Makina aksidenton drejtuesin e biçikletës
Një aksident i rëndë me një të plagosur ka ndodhur në segmentin rrugor përpara spitalit rajonal të Shkodres.Sipas hetimeve të para mësohet se parakalimi i gabuar i mjetit 6+1 ka sjellë përplasjen e drejtuesit te bicikletes, 66 vjeçarit Prek Dema duke i shkaktuar plagë të rënda si pasojë e goditjes së marrë në xhamin e përparëm të automjetit.Më pas mjeti 6+1 wolksvagen me targë AA 569 MK dhe bicikleta janë përplasur edhe me një Audi me targë AA 242 BY që po vinte në drejtimin tjeter. Menjëherë i moshuari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal ku ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.Plagët e marra si pasojë e goditjes janë të shumta, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rreziku për jeten thonë mjekët e spitalit të Shkodres. Ndërkohë policia me të mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti. Grupi hetimor pas kryerjes së ekspertizës ne terren ka bërë shoqërimin në komisariat të dy drejtuesve të mjeteve, ndërsa paralelisht po merren në pyetje edhe dëshmitarë në vendngjarje, për të përcaktuar shkaktarin e këtij aksidenti.Konkluzionet përfundimtare të policisë do të vënë para përgjegjësisë edhe shkaktarin e këtij aksidenti, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë së Shkodres për veprime të metejshme.
/Oranews.tv/