Operacioni në tru i bërë në Shqipëri zë kopertinën e New York Times Magazine
Shqipëria është në kopertinën e revistës amerikane New York Times Magazine. Shkrimtari norvegjez Karl Ove Knausgaard ndodhej në muajin gusht në Tiranë, ku u bë dëshmitar i një ndërhyrjeje kirurgjikale shumë të veçantë. Artikullin e tij ai e quajti “Bukuria e tmerrshme e kirurgjisë së trurit”.Norvegjezi u mahnit nga delikatesa që duhej aplikuar në kryerjen e operacionit dhe nga fakti që ndërsa mjekët punonin në trurin e tyre, pacientët ishin të ndërgjegjshëm. Operacioni në tru është më kompleksi që mund të ekzistojë për mjekët, pasi kryhet në organin më të komplikuar që ne njohim në univers.Në operacionin e udhëhequr nga neurokirurgu britanik Henri Marsh asistuan edhe mjekët shqiptarë, Prof. Dr. Mentor Petrela dhe Dr. Florian Dashi. Ekipi i mjekëve operoi dy pacientë, 33 vjeçarin Ilmi Hasanaj dhe studenten 21 vjeçare të mjekësisë Gjinovefa Mërxira.“Është njësoj si te dentisti, kur përdoret anestezia lokale dhe dhembi që mjekon nuk të dhëmb. Në disa raste të tumorit në kokë mund të bëhet një heqje e sigurt e tij kur pacienti është zgjuar. Arsyeja e kësaj është dy anët e ndryshme të trurit. Kur tumori është pranë qendrave, që lidhen me të folurën ose me lëvizjen e njeriut, është shumë e rrezikshme ta operosh pacientin në gjumë, sepse ti nuk e di se ku është kjo pjesë e rëndësishme e trurit”, - tha pas operacionit të gushtit neurokirurgu britanik.“Mbi bazën e të gjithë eksperiencës së mëparshme dhe asaj që morëm këto ditë, besoj se këtë mundësi do t’jua ofrojmë pacientëve shqiptarë, ndër të cilët mendohet të jenë 10-15 për qind të të sëmurëve me tumore të trurit, që kanë nevojë për këtë teknologji, ku kontrollohet më mirë gjendja e pacientit duke mos i shkaktuar dëme”, tha Prof. Dr. Mentor Petrela.Shkrimtari norvegjez vizitën e tij në Tiranë e mbylli me një vizitë në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku interesim të madh kishte për pikturat e bëra gjatë periudhës komuniste të vendit.[caption id="attachment_649777" align="alignnone" width="427"]
Ne foto : Henri Marsh[/caption][caption id="attachment_649778" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Gjinovefa Mërxira[/caption][caption id="attachment_649779" align="alignnone" width="427"]
Ne foto : Ilmi Hasanaj[/caption] /Oranews.tv/