Institucionet s’padisin zyrtarët e lartë, “tkurret” njësia antikorrupsion

Pas disa deklaratave të bujshme për arrestime të zyrtarëve të lartë dhe pasi 4 muaj më parë theksoi se njësia antikorrupsion kishte në shqyrtim 400 çështje, kryesisht hetime pasurore si dhe raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta drejtuese, kryeprorkurori Adriatik Llalla tkurr njësinë antikorrupsion.Sipas kreut të akuzës ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë dhe për këtë fajëson institucionet se nuk kanë referuar raste korrupsioni të zyrtarëve të lartë, duke bere ekshtu nje hap pas nga deklaratat e disa mujave me pare."Prokurori i Përgjithshëm ka vendosur ristrukturimin e Njësisë Task-Force për Antikorrupsionin për shkak të përfundimit të periudhës së komandimit të katër prokurorëve të atashuar pranë saj, si edhe për faktin se ngarkesa e kësaj njësie nuk ka qenë e lartë, pasi nuk ka pasur referime për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të nivelit të lartë gjatë muajve të fundit nga institucionet e ngarkuara me ligj" thuhet në njoftimin e prokurorisë.Nga 5 prokurororë që hetonin denoncimet për korrupsion tani me udhëzimin e ri të Prokurorit të Përgjithshëm ka zbritur në 3. Por kësaj strukture i është shtuar edhe hetimi për vepra penale me qëllime terroriste e cila do të ketë në përbërje 5 prokurorë.Njësia antirorrupsion do të drejtohet nga Gent Osmani- i cili e ka drejtuar edhe më parë këtë strukturë deri në muajin Shtator të vitit 2015-  që pason në këtë detyrë  Dritan Rreshken.Prokurorët e komanduar pranë kësaj Njësie në muajin Shtator 2015 do të rikthehen në pozicionet e tyre të mëparshme.Në total, Njësia e ristrukturuar do të përbëhet nga 8 prokurorë. Ky bashkim objektivash hetimorë suprimon njërin prej posteve të zëvendësdrejtuesit, duke i bërë nga tre që kanë qenë deri më tani, në dy zëvendëdrejtues të Prokurorisë për Krime të Rënda.Lëvizjet ne ProkuroriProkurori i Përgjithshëm ka vendosur lëvizjen e drejtuesit të Prokurorisë së Korçës, Alket Mersini, me kërkesë të këtij të fundit, duke e komanduar prokuror pranë Prokurorisë së Tiranës.Në vend të tij, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës është komanduar Kol Hysenaj, aktualisht Prokuror në Prokurorinë e Tiranës.Po me kërkesë të tij, drejtuesi i Prokurorisë së Pukës, Albert Murçaj, është larguar nga ky pozicion, duke u komanduar në Prokurorinë e Shkodrës, ku do të mbajë pozicionin e zëvendësdrejtuesit.Në vendin e tij komandohet Elidian Morina (Kasa), prokurore në Prokurorinë e Pukës./Oranews.tv/