Paditë e Tahirit në prokurori gjatë 2015. Shumë shpejt policët me kamera trupi

Para medias ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri një bilanc të punës së institucionit që ai drejton e vitit 2015 si dhe prioritetet për vitin 2016.Në 2015 janë regjistruar vetëm 54 vrasje.Tahiri: "Është viti  më i sukseshëm i policisë në 25 vitet e fundit. Nuk ka motiv për tu mburrur por për të përfituar nga suksesi dhe për të ndërtuar një tendence standard"Ministri foli për një rritje të besueshmërisë së qytetarëve tek policia dhe për sukses të përdorimit të komisariatit dixhital, me të cilin “janë parandaluar edhe vrasje”[caption id="attachment_649991" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Shoqerimi i nga policia per ne rajonin e policise se Shkodres Ne foto: Shoqerimi i Aleksander Dushaj nga policia per ne rajonin e policise se Shkodres[/caption]Shumë shpejt policët me kamera trupiTahiri tha se "shumë shpejt policët do pajisen me kamera trupi" madje "përmes një program të përcaktuar do lejojmë gazetarë, apo përfaqësues të shoqërisë civile që të kenë akses në filmimet e kamerave të trupit të policisë për të monitoruar punën që bën policia e shtetit"Prioritet për 2016 është lufta kundër korrupsionit ndër radhët e policisë.Lista e ish zyrtarëve të ministrisë dhe policisë që paditi gjatë 2015Në 2015 kam depozitar padi penale ndaj ish ministrit të Brendshëm Lulzim Basha, ish specialistit të Qendrës së Drejtimit të Gardës së Republikës Zef Frrokut për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe "falsifikimit të dokumenteve në lidhje me ngjarjet e 21 Janarit. Hetime që prokuroria i ka gjykuar që ti mbyllë.Kam depozituar padi penale ndaj ish drejtori të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj për shpërdorim detyre lidhur me mos ekzekutimet ne kohë të urdhrave të ndalimit për 6 punonjës të Gardës së Republikës, përfshirë komandantin Ndrea Prendi për ngjarjet e 21 Janarit duke krijuar si pasojë mungesën e hetimit të përshtatshëm dhe të plotë sepse vonesa në ekzekutimin e urdhrave të ndalimit çoi në manipulimin provave. Çështja ende në hetim.Kam depozituar kallëzim ndaj ish drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kuliçaj për shpërdorim detyre duke mos ekzekutuar urdhrat e ndalimit për 6 punonjës së Gardës së Republikës përfshirë komandantin Ndrea Prendi për ngjarjet e 21 Janarit ku humbën jetën 4 qytetarë.Sepse duke mos ekzekutuar urdhrat e ndalimit ndaj ish punonjësve dhe komandantit të gardës, i dha kohë këtyre personave të fshinin provat e krimit më 21 janar. Edhe kjo çështje aktualisht në hetim në prokurorinë e përgjithshme.Kam depozituar kallëzim ndaj ish drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm Bashkim Shehu për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës" dhe kjo çështje është ende në hetim në prokurori.Kam depozituar kallëzim ndaj ish shefit të Logjistikës dhe ish shefit të shtabit të FNSH në Tiranë për veprën penalet ë vjedhjes . Edhe kjo çështje është në hetim.Ndaj ish Drejtorit të Prokurimeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për veprën penale të "shpërdorimit të detyrës", "shkelje të barazisë të pjesëmarrësve në tenderat" apo "ankandet publike" dhe "falsifikim të dokumenteve të kryer në bashkëpunim", me objekt kryerjen e procedurave fiktive në tenderin për realizimin e instalimeve të sallës operative dhe sistemit të kamerave në qytetin e Tiranës, çështje që është ende në gjykim.Tahiri mbron diferencimin e gjobave"Një shofer makine që ka shkelur ligjin dhe rregullat e qarkullimit rrugor vazhdimisht gjatë vitit nuk mund të gjobitet me të njëjtën masë me një drejtues mjeti që e ka respektuar ligjin gjithë vitin. I pari duhet ndëshkuar më fort, i dyti duhet promovuar.  Mendoj që një drejtues mjeti që sapo ka marrë patentën duhet promovuar për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor duke i gjobitur më pak se ai që ka mbi 10 vjet që ka patentën dhe as nuk i falet. Të shkelë rregullat e qarkullimit rrugor. Një mjet me cvilindrat të vogël, ndaq quajeni të më pak luksoz, që dfëmi nëse shkel  rregullat e qarkullimit rrugor e bën të vogël nuk mund të ketë të njëjtën masë gjobe me një mjet tjetër që ka cilindrat të madh. Nuk mendoj që një mjet pune, si psh zetor, të ketë të njëjtën masë gjobe si një mjet që nuk është punë. Këto janë kritere që bashkarisht në fund bëjnë formulën gjobës ndëshkuese për cdo drejtues. Do ishte antikushtetues nëse për të njëjtin shkelje do të kishte dy ndëshkime të ndryshme, por jo dy masa të ndryshme për të njëjtin ndëshkim"Ndryshime në ligj per Byronë e hetimitTahiri tha se do të bëhen ndryshime në ligjin e policisë për krijimin e Byrosë së hetimit.S'mbrojmë dot çdo njeri që ka urdhër mbrojtjejeSa i takon vrasjeve të ditëve të para të Janarit, Tahiri tha se krime të tilla si ajo e vrasjes për një plep nuk parashikohen. Për krimin brenda familjes në Sarandë tha se policia e shtetit nuk mban në mbrojtje çdo njeri që ka urdhër mbrojtjeje."Policia e shtetit nuk mban në mbrojtje çdo njeri që ka urdhër mbrojtjeje. Ka një keqkuptim të madh, siç ka keqkuptim se polciia e shtetit nuk mund të mbajë çdo njeri që është në arrest shtëpie. Nuk ndodh kjo në asnjë vend të botës. Prandaj del nga burgu që të mos ketë polic tek dera, përndryshe rri në burg. Ka keqkuptim sa kur një njeri ikën nga arresti shtëpie gishti i drejtohet policisë.  Ka të bëjë me analizën e prokurorisë dhe të gjykatës, kur vlerësojnë ndryshimin e masës së sigurisë. Dhe kur ikën gishti duhet çuar tek institucioni që ka bërë ndryshimin e masës së sigurisë. E kuptoj që policia e ka rritur aq shumë suksesin sa ju mendoni se policia duhet të bëjë dhe këto të tjerat, por  si bëjmë dot./Oranews.tv/