Bilanci për 2015, Qato: Asnjë i vrarë për gjakmarrje, ikën 100 policë

Viti që lamë pas, 2015, është mbyllur me 54 të vrarë, asnjë i vrarë për gjakmarrje, 11500 të arrestuar, prej tyre 2900 persona të kapur që ishin në kërkim, 100 policë të larguar nga puna për vepra të ndryshme penale, 60 prej tyre të arrestuar për korrupsion dhe 36 milionë euro sekuestrim pasurie të personave të përfshirë në krimin e organizuar.Këto janë shifrat e policisë së shtetit që u bënë publike nga Drejtori i Përgjithshëm i Sigurisë Kombëtare, Altin Qato.I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Zoti Qato tha se të gjitha këto shifra shënojnë rekordin më pozitiv që nuk ka ndodhur ndonjëherë që nga vitit 1990 e deri më sot në vendin tonë.Megjithatë janë edhe disa shifra për të cilat janë pikat e dobëta që për hir të vërtetës nuk i përkasin vetëm të policisë së shtetit.268 të vrarë në aksidente automobilistike tregon se jo vetëm masat drastike të policisë në qarkullimin rrugor nuk kanë dhënë efektet e pritura por për të mënjanuar këtë plagë tashmë të shoqërisë shqiptare duhet të vihen në funskion edhe masa të tjera që lidhen me sigurinë në rrugë por edhe me angazhimin edhe të hallkave të tjera të shtetit.VRASJET QË KANË NDODHUR NË 25 VJET NË SHQIPËRIVITI 1990/129 të vrarëVITI 1991/205 të vrarëVITI 1992/251 të vrarëVITI 1993/268 të vrarëVITI 1994/265 të vrarëVITI 1995/210 të vrarëVITI 1996/248 të vrarëVITI 1997/1542 të vrarëVITI 1998/573 të vrarëVITI 1999/496 të vrarëVITI 2000/275 të vrarëVITI 2001/208 të vrarëVITI 2002/179 të vrarëVITI 2003/144 të vrarëVITI 2004/119 të vrarëVITI 2005/131 të vrarëVITI 2006/87 të vrarëVITI 2007/103 të vrarëVITI 2008/88 të vrarëVITI 2009/82 të vrarëVITI 2010/118 të vrarëVITI 2011/124 të vrarëVITI 2012/126 të vrarëVITI 2013/107 të vrarëVITI 2014/98 të vrarëVITI 2015/54 të vrarë