Berat, vërshojnë ujërat e zeza në lagjen "30 vjetori"
Bllokimi i pusetave ka krijuar një situatë shqetësuese për banorët e lagjes 30 vjetori në berat, një nga më të frekuentuarat. Banorët thonë se përvec rrugës me gropa në të gjithë gjatësinë e saj, së fundmi përballen me ujërat e zeza që dalin në rrugë sa herë ka reshje shiu.Berat-Prej disa vitesh rruga kryesore e lagjes "30 Vjetori" në Berat nuk është aspak e denjë për një qytet të mbrojtur nga UNESCO.Banorët thonë se rruga e amortizuar në të gjithë gjatësinë e saj që lidh lagjen me qendrën e qytetit është kthyer në shqetësim të vazhdueshëm.Por problemi më i madh që ngrenë banorët është bllokimi i pusetave të ujërave të zeza, që vërshojnë nëpër rrugë sa herë ka reshje.E mbushur me biznese në të dy krahët e saj rruga e lagjes "30 Vjetori" është një një nga më të populluarat në Berat.
/Oranews.tv/