Reforma në drejtësi, Manjani: S'jemi republikë ekspertësh, duhet konsesus politik

Duke i qëndruar besnik opinioneve të Komisionit të Venecias, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani,  ka kërkuar konsensus gjithëpërfshirës politik për reformën në drejtësi dhe sugjeron që politika të mos fshihet pas ekspertëve. Manjani tha gjithashtu se duhet zbatuar rekomandimi i Venecias që e përjashton si anëtar Ministrin në së paku 3 institucione të drejtësisë. Manjani foli pas takimit me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, i cili pati biseda edhe me 2 Ministra të tjerë të LSI-së. Manjani,  gjithsesi tha se takimet nuk lidhen me ndryshimet në qeveri."Kjo nuk është republika e ekspertëve, por është republika e Shqipërisë".Me këtë bindje dhe duke thirrur në vëmendje opinionin e Komisionit të Venecias për konsensus politik për reformën në drejtësi, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka apeluar për dakordësi gjithëpërfshirëse për draftin final.Aktualisht, në grupin e ekspertëve që po  trajton ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, ka në përbërje dy ekspertë të Komisonit të Posaçëm për reformën, dy përfaqësues të propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe dy ekspertë që përfaqësojnë zyrtarisht PD.Manjani: Nuk ka asnjë për tu emetuar si lajm në këtë pjesë, kështu që nuk shof ndonjë shqetësim.Janë dy konstitucionalistët më të mirë që ka vendi, ata nuk përfaqësojnë ministrin e Drejtësisë, nuk përfaqësojnë as partinë e ministrit të Drejtësisë, përfaqësojnë veten e tyre ekspertizën e tyre janë më të mirët që kemi jua siguroj këtë  dhe besoj se e nderojnë procesin e diskutimit për reformën në drejtësi dy konsitutcionalitët më të mirë që ka vendi.Rusmaili është një ndër konstitucionalistët më të mirë që ka vendi sot, në kuptimin e burimeve njerëzore, në kuptimin e trjanimeve që ka, në kuptimin e eksperiencës që ka në punë dhe theksoj nuk përfaqëson ministrin e Drejtësisë, por përfaqëson veten e tij si ekspert. Ministri i Drejtësisë e ka propozuar për të kontribuar në hartimin e Kushtetutshëm, në hartimin amendamenteve kushtetuese pas daljes së Venecias.Por votimi final kërkon një dakordësi politike, të PD, PS E LSI, ndaj Manjani  thotë se tashmë është koha që nga tryeza e ekspertëve, reforma të zhvendoset në tryezën politike.Manjani: Ajo që rekomandon Komisioni i Venecias është fare e qartë. Konsensus politik për të ndërtuar një reformë gjithëpërfshirëse, për të ndërtuar një Kushtetutë minimaliste, për të ndërtuar një Kushtetutë të thjeshtuar. Kjo është ajo që thotë Komsioni i Venecias dhe për këtë mendoj se është momenti për të çelur dialogun politik. Nuk është më çështjesh ekspertësh besoj unë.Ora News e pyeti Manjanin edhe për institucionet, ku nuk duhet të jetë anëtar  Ministri i Drejtësisë.Manjani: Ministri nuk do jetë aty ku ka thënë Venecia nuk do jetë dhe do jetë aty ku duhet të jetë.Referuar opinioneve të Venecias, për të shmangur konfliktin e interesit, Ministri i Drejtësië nuk duhet të ketë karrige në Inpektoritatin e Lartë të Drejtësisë, Këshillin e Lartë Gjyqësor, Tribunalin Disiplinor.Ministri i Drejtësisë, foli pas një takimi që pati me kreun e Kuvendit Ilir Meta.Në zyrë, kryeparlamentari priti edhe dy Ministra të tjerë të LSI, atë të Transporteve Edmond Haxhinasto dhe Ministren e Integrimit, Klajda Gjosha.Këto takime i lanë vend dyshimeve për ndryshime në qeveri, të cilat Manjani i mohoi dhe duket se lajmi i vertetë për të dhe LSI mbetet reforma në drejtësi dhe domsdoshmëria e konsensusit politik për të.ylli manjani/Oranews.tv/