Qeveria detyron bizneset të "strehojnë" spiunët
Nëse punoni një një institucion që ka mbi 100 punonjës apo në një biznes privat me mbi 80 të punësuar, duhet të tregoheni të kujdesshëm pasi kolegu juaj mund të jetë një sinjalizues apo sic njihen ndryshe spiunë, që do t'ju vëzhgojë nëse korruptoheni ose jo.Qeveria ka depozituar së fundmi në parlament një projektligj përmes së cilit jo vetëm që u jep mbrojtje ligjore sinjalizuesve, por detyron gjithashtu institucionet publike dhe private të krijojnë struktura për ta, në mënyrë që këta të fundit të denoncojnë eprorët e tyre për rastet e korrupsionit. Në të kundërt nëse bizneset rrezikojnë të gjobiten deri në 100 mijë lekë.Sipas këtij projektligji sinjalizuesit do të fitojnë statusin e veçantë duke iu siguruar ruajtje të anonimatit si dhe do tu garantohet mbrojtje në rast se ndaj tyre ka hakmarrje.Por si do të realizohet koordinimi dhe mbrojtja e spiunëve në administratë dhe biznese? Projektligji i ri parashikon se do të jetë ILDKPI ajo që do të mbroje dhe koordinojë punën e spiunëve, për të ndjekur më pas në bashkëpunim me prokurorinë rastet e denoncuara. ILDKPI do të ketë gjithashtu një rol kyc në vënien e gjobave ndaj atyre që nuk ruajnë konfidencialitetin e spiunëve, hakmarrjen ndaj tyre etj.Kështu nëse një biznes nuk krijon sipas projektligjit të ri njësinë e specializuar për spiunët do të gjobitet me 100 mijë lekë gobë. Nëse njësia e specializuar e një biznesi dekonspiron një sinjalizues gjobitet me 300 mijë lekë , dhe në rast se biznesi hakmerret ndaj një sinjalizuesi atëherë fatura financiare është 500 mijë lekë.
/Oranews.tv/