Ishmi del nga shtrati, përmbyten tokat. Në Fier dëmtohen të mbjellat
Dalja nga shtrati i lumit Ishëm ka dëmtuar të mbjellat e banorët të fshatrave Bubq, Mazhë dhe Mallkuc të rrethit të Krujës. Ndërkohë, nën ujë janë dhe tokat bujqësore në Mbrostar të Fierit.Krujë, Fier-Në rrethin e Krujës, nga dalja prej shtratit e Lumit Ishëm, janë përmbytur tokat bujqësore në Mallkuc, Mazhë dhe Bubq.Banorët thonë se uji rrezikon t'u futet në banesa.Dhjetëra ha tokë bujqësore të mbjella me misër, grurë, apo foragjerë të banorëve të rajonit Mbrostar në Fier janë nën ujë pas rreshjeve të ditëve të fundit.Banorët thonë se shkak është bllokimi i kanaleve kullues të cilët nuk tërheqin ujrat sipërfaqësorë.Sipas tyre janë rreth 80 ha sipërfaqe toke që përmbyten saherë që ka reshje shiu, duke u dëmtuar cdo kulturë bujqësore të mbjellë.I kontaktuar, drejtori i bordit të kullimit në Fier Vilson Naçi, pohon se përmbytja e sipërfaqeve të tokave në Mbrostar vjen si rezultat i nënkalimit në Kolonjë që është mbi nivelin e kalimit të ujërave të kanaleve kulluese dhe varej nga bordi i kullimit në Lushnje.Pritet që në janar të 2016 që dega e Fierit, do të bëhet Drejtori Rajonale të zgjidhet cështja.