Zuckerberg do të ndërtojë Inteligjencën Artificiale për ta ndihmuar në shtëpi e punë
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg tha se ka në plan të ndërtojë Inteligjencën Artificiale (AI) për ta ndihmuar me punët e shtëpisë dhe në punën e tij.Nëpërmjet një postimi në Facebook, ai tha se sfida e tij personale këtë vit do të ishte të ndërtonte një “AI” të thjeshtë.Zuckerberg ka në plan ta shpërndajë progresin e tij përgjatë gjithë vitit.Muajin e kaluar, ai pushtoi titujt kryesorë për planet për të dhuruar 99% të aksioneve të tij në Facebook.Atij iu desht të mbronte sipërmarrjen e tij filantropike – e cila u ndërmor pas lindjes së vajzës së tij – pasi kritikët argumentuan se ai do ta bënte një gjë të tillë për të shmangur pagimin e taskave.Do të kontrollojë gjithçkaZuckerberg tha se ai do të fillojë të ndërtojë Inteligjencën Artificiale ku përmes zërit të arrijë të kontrollojë gjithçka që nga volumi i muzikës, tek dritat e temperatura e mjedisit.“Kjo do të jetë një sfidë e vërtetë dhe plot kënaqësi për veten time,” tha Zuckerberg.“Nëpërmjet AI, duke i parë fytyrat e tyre, miqtë e mi do të mund të hyjnë në shtëpinë time kur i bien zilen, pa qenë nevoja të shkoj unë të hap derën”.Miliarderi i teknologjisë tha se ishte shumë i motivuar për ta arritur këtë qëllim që i ka vënë vetes.