Ndryshimet klimaterike do ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit

Thatësira dhe përkeqësimi vit pas viti, përmbytjet dhe moti ekstrem i viteve të fundit do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore mënyrën tonë të prodhimit të konsumimit të ushqimeve, paralajmëruan ekspertët në Konferencën për klimën në Paris.Shkencëtarët thanë se një rritje e temperaturave globale shkaktuar nga emisionet e gazrave në atmosferë, do ti bëjnë ngjarjet nga moti ekstrem edhe më të shpeshta.Kjo do të ketë pasoja të menjëhershme në prodhimin e ushqimeve, tha profesore Diana Liverman, eksperte e dimensioneve njerëazore të ndryshimeve klimaterike dhe impaktit të saj në shoqëri në Universitetin e Arizonës."Klima përforcon të gjithë sistemin tonë të të ushqyerit. Gjithcka që ne konsumojmë është rritur nën dritën e diellit dhe varet nga uji dhe temperatura, ndaj nëse klima ndryshon, edhe sistemi i të ushqyerit do të ndryshojë. Nëse moti në të ardhmen do të jetë shumë më i ngrohtë, do të jetë shumë e vështirë të dalim dhe të kërkojmë për bimë më të freskëta, për kafshë të mira. Atyre do ti duhet të lëvizin në zona të tjera ose do të shohim që gjithnjë e më shumë prodhimi agrokulturor do të bjerë" tha ajo, pasi ka marrë pjesë në punimet e konferencës së klimës në Paris, ku mbi ekspertë dhe lider nga mbi 200 vende të botës, po diksutojnë për një marrëveshje për ndryshimet klimaterike.Liverman tha se si rezultat i ndryshimeve klimatike, ushqimet bazë, si orizi apo gruri do të bëhen edhe më të shtrenjta por gjithashtu edhe ushqimet që njerëzit dashurojnë, apo pa të cilat nuk mund të bëjnë, mund të preken."Për shembull cokollata, të cilën shumë njerëz e dashurojnë, jemi shumë të shqetësuar sepse në shumë zona ku rritet kakao, ingredienti, përbërësi kryesor i cokollatës, janë të prirura të ndryshojnë për shkak të ndryshimeve klimatike. Ndaj ajo do të jetë më pak e gjetshme dhe me siguri me cilësi më të ulët e cmim më të lartë" tha ajo."Tjetra është kafeja, dicka që mund të pësojnë një ndryshim tërësor si pasojë e ndryshimeve klimatike sepse ajo rritet në shpatet malore dhe nga ngrohja e klimës do të shkatërrohet. Në këto kushte edhe kafeja, përvecse do të bëhet më e vështirë për tu gjetur dhe prodhuar, do të ketë një cmim më të lartën dhe sigurisht cilësi më të ilët sepse varitetet më të preferuara të kafesë nuk do të rriten shëndetshëm në një botë më të ngrohtë" shton ajo.Në kuadër të konferencës së klimës në Paris, një firmë amerikanë propozoi më herët gjatë kësaj jave, që të prodhojë ushqime alternative, mes tyre edhe për mishin, që të kenë shije të ngjashme me të."Mund të realizojmë përbërës që në të ardhmen të mund ti trajtojmë dhe konsumojmë sic konsumojmë sot produktet origjinale. Por këtë herë ti prodhojmë nga bimët" shpjegoi themelusi i kësaj firme, patrick broën.Ai tha se në këtë mënyrë, shumë amerikanë do të heqin dorë përfundimisht nga mishi dhe nga hamburgerat dhe ushqimet e shpejta.Brown tha se targeti i kompanisë së tij janë mishngrënësit dhe jo vegjetarianët."Jam shumë i bindur, madje mund të them 100% se kjo ide do të përqafohet edhe nga ata që e adhurojnë mishin. Ata janë targeti ynë. Kjo nuk është për vegjetarianët" tha ai.Kjo kompani është pjesërisht e financuar nga Khosla Ventures, Bill gates dhe Google.Për momentin, konsumi i mishit është në pikun më të lartë ndër dekada, kryesisht në SHBA, Kinë dhe në vende të tjera, mes tyre edhe në Europë./oranews.tv/