Kompjuteri që mëson si njerëzit
Shkencëtarët kanë shpikur një kompjuter që imiton mënyrën se si truri i njeriut mëson informacione të reja.Sistemi i përshkruar në gazetën “Sience” është një model i cili rikrijon aftësinë unike të njerëzve për të mësuar koncepte nga një shembull i thjeshtë.“Megjithëse ky model kompjuterik ka kapacitetin për të mësuar shkrimin e dorës mund të zgjerohet edhe në sisteme të tjera si për shembull të mësojë gjestet, lëvizjet e kërcimit, gjuhën e folur dhe atë me shenja.”- është shprehur Prof.Joshua Tenenbuam nga Insitituti i Teknologjisë i Massachusetts.Ai tha se synimi i tyre është të krijojnë një kompjuter që mund të imitojë aftësitë mendore të fëmijëve të vegjël por janë ende larg ndërtimit të saj .Sistemi që përdoret në kompjuterin e tyre quhet “Bayesian Program Learning” ku konceptet prezantohen si programe të thjeshta kompjuterike.Sipas raportimeve të bëra nga studiesit ditën e enjte ky zbulim është një hap përpara për zhvillimin e inteligjencës artificiale./Oranews.tv/