Pritet të dalë në treg pajisja simuluese që rikrijon fluturimin

Një pajisje simuluese që rikrijon eksperiencën e fluturimit pritet të dalë së shpejti në treg.“The Birdly” arrin të simulojë të gjitha shqisat duke krijuar ndjesinë sikur je duke fluturuar.Shpikësi Max Rheiner pohon se kjo makineri është dizenjuar për të sjellë në jetë ndjesinë e  fluturimit bazuar te endrrat e njeriut.Për ta përdorur këtë simulues duhet të shtrihesh me bark, të hapësh krahët dhe të vendosësh fytyrën në një ekran të veçantë.Ndjesia e erës që fryn, shikimi dhe aroma duken aq reale sa që kur Dr. Carrie Fitzsimmons vizitoi qendrën Le Laboratoire në Kembrixh , eksperienca i shkaktoi  marrje mendsh.“Njerëzit të cilët ëndërrojnë të fluturojnë, tanimë mund të fluturojnë pa u stërvitur fare dhe të përjetojnë ndjesi të mrekullueshme. U përpoqëm ta rikrijonim këtë eksperiencë si në ëndrra.”- është shprehur Rheiner.2F0D786200000578-3345772-image-m-14_14492295266562F0BE6EE00000578-3345772-image-a-10_1449229392623 2F0D746500000578-3345772-image-a-11_1449229482487/Oranews.tv/