Facebook ndalon përdorimin e Flash për video

Facebook ka ndaluar së përdoruri teknologjinë Adobe’s Flash për të shfaqur videot në rrjetin social.Për ta zëvendësuar atë Facebook ka shpikur “player-in” që ndërtohet gjerësisht duke përdorur gjuhën HTML5.Lojërat në rrjetin social mund të përdorin sërish Flash, por edhe ato do të ndryshohen së shpejti.Facebook është një ndër shumë rrjete që kanë hequr dorë nga Flash, pasi konsiderohet si një teknologji që shkakton probleme me sigurinë online./Oranews.tv/