Shoferi kthen autobusin e vjetër në “aeroplan”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Dhjetor 2015, 19:17
Darren Harris është 50 vjeçari nga Tamworth i cili e ka transformuar autobusin e tij të vjetër në një limuzinë të ngjashme me një aeroplan.Australiani kaloi 9 javë për ta kthyer mjetin e tij në një limuzinë luksoze duke e lyer dhe i vendosur krahë 3D si të një avioni.Në brendësi të tij ai ka vendosur drita dhe sistem zanor të marrë nga një aeropan i vërtetë.Lumuzina 16 vendëshe është e pajisur me televizorë LED në vend të dritareve të cilat i japin përshtypje pasagjerëve sikur janë realisht në avion.Darren e ka nxjerrë automjetin në shitje për 34 mijë paund në rrjetin e njohur Ebay ndërkohë që planifikon të bëjë një projekt tjetër.
/Oranews.tv/