Porsche sjell modelin e ri “Boxster Spyder”
Tani që “Porsche” përfundimisht është sipër hierarkisë së “911/Cayman/Boxster”, gjëra të mrekullueshme po ndodhin në “Zuffenhausen”. Në rast se modeli i ri “2016 Porsche Boxster Spyder”, vjen i “papenguar” është pak i mbivlerësuar, së fundmi i krahasuar me mikun e vet stabil, modelin “Cayman GT4”. Modeli “Boxster Spyder” shkul hiç më pak se motorin prej 3.8 litra nga “911 Carrera S”, që prodhon 375 kuaj fuqi. Për ata që i shikojnë rekordet, kjo për 35 kuaj fuqi është më shumë se sa te “Cayman GTS”. Kjo veturë fluturuese shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 4.3 sekonda, si dhe mund ta arrijë një shpejtësi maksimale prej 289 kilometra në orë. Me 29 kilogramë më pak sesa “Boxster GTS”, modeli i ri “Spyder” i ruan ato kilogramë dhe ofron më shumë shpejtësi, si dhe duhet cekur që lehtësia vjen, pasi që është e pajisur nga magnezi, alumini dhe format plastike, transmeton gazeta Kosova Sot Online.Një pako standarde “Sport Chrono’ përfshinë transmision më dinamik. Për ta hapur kulmin e tij ju nevojitet vetëm një prekje në një buton. Sidomos duhet cekur butonin e quajtur “Sport Exhaust” (i cili po ashtu aktivizon edhe modën “Sport” dhe atë “Sport Plus”), motorin prej 3.8-litra, që ofron shumë shpejtësi dhe fuqi. Shpejtësia dhe transmisioni më së miri përshtaten në modelin e “Sport Plus”. Një pjesë e madhe e meritave për stabilitet dhe shpejt si u takon edhe gomave të prapme, që janë prej 26.67 centimetra.Po ashtu posedon edhe një shasi të bukur dhe shumë komunikuese. Rrugët e bukura dhe ato në natyrë, janë vendi ku kjo veturë e tregon hijeshinë dhe shpejtësinë e vet, shpejtësinë q të qenët një veturë sportive. Modeli “Spyder” është një veturë e këndshme për distanca të largëta, përkundër faktit se era mundet të fryjë mbi kokën tuaj. Nën qiellin e kaltër dhe në temperatura të larta, do të ndihet si një shpirt mekanik. Të josh shumë kur e vozisni shpejtë.Specifikat e “2016 PORSCHE BOXSTER SPYDER”Në shitje: TaniÇmimi bazë: 75.951 euroMotori: 3.8 Litra, DOHC 24-valvula, 375 kuaj fuqi në 6,700 rrotullime për minutëTransmisioni: 6-shpejtësi manualPlanifikimi: 2-dyer, 2-pasagjerë, “RWD convertible”Baza ndër-boshtore: 247.396 centimetraPesha: 1.314 kilogramë.Nga zero deri në 100 kilometra në orë: 4.3 sekondaShpejtësia maksimale: 304 kmh.
