Pse është Mark Zuckerberg i nxehur nga kritikat në Indi?

Mark Zuckerberg është duke ndjerë presionin e kritikave që besojnë se përpjekjet e tij për t’i siguruar indianëve hyrje të lirë në disa shërbime interneti dëmton demokracinë e Indisë dhe dhunon neutralitetin online.Sipas Time of India themeluesi i Facebook mbrojti me forcë prezantimin e tij për shërbimin “Free Basics” , një set me shërbime bazë për edukimin, shëndetin, punët dhe komunikimin që njerëzit mund t’i përdorin pa paguar.Zuckenberg thotë se tashmë e ka lançuar shërbimin në bashkëpunim me më shumë se 35 kompani telefonike në më shumë se 30 shtete.Ai u shpreh se më shumë se 15 milione njerëz janë onlinë prej këtij shërbimi.“Të dhënat janë të qarta. Free Basics është një urë për internet të plotë dhe barazi dixhitale. Pra kush mund të jetë kundër kësaj? Çuditërisht ka patur një debat i madh për këtë në Indi.”- tha Zuckenberg. /Oranews.tv/