Kina ndërton aeroplanmbajtësin e dytë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Dhjetor 2015, 20:41
Kina ka bërë të ditur se është duke ndërtuar aeroplanmbajtësin e saj të dytë, këtë herë tërësisht me teknologji të brendshme.Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Yang Yujun, ka thënë se anija po ndërtohet në portin verior Dalian.Kina aktualisht operon vetëm me një aeroplanmbajtës që është blerë i papërfunduar nga Ukraina, më shumë se një dekadë më parë, dhe më pas është armatosur dhe pajisur nga Kina.Modernizimi i shpejtë detar i Kinës shihet si synim për të zgjeruar pushtetin larg brigjeve të saj.Këto ambicie kanë rritur tensionet me Japoninë, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e Azisë Juglindore, që kanë pretendime rivale territoriale.Marrë nga: Evropa e Lirë