Ja si kimistët planifikojnë të “nuhatin” bombat

Terroristët përdorën në sulmet e Parisit një lëndë eksplozive që sintetizohet lehtësisht në shtëpi.Kimistët, gjithësesi po përpiqen të shpikin sensorë që e nuhatin dhe e dallojnë atë.Eksplozivi i cili quhet triaceton triperoksid (TATP), prodhohet duke kombinuar kimikate që shiten në farmaci apo dyqane me pajisje ushtarake.Grupe të ndryshme studimi në mbarë botën po shpikin sensorë që dallojnë TATP para se ato të shpërthejnë.“Çdo kush që mund të ndjekë një recetë për të bërë një ëmbëlsirë më kungull mund të zbatojë recetën për të bërë TATP,”-shprehet për BBC Dr.Kenneth Suslick, profesor kimie në Universitetin e Illinois.Sipas ekspertëve kjo është dhe arsye pse terroristëve iu duket lënda kimike aq tërheqëse.Kamikazët kudo në botë kanë përdorur TTAP nga palesestinezët në West Bank deri te “bombarduesi i i këpucës”,Richard Reid. /Oranews.tv/