Samsung do të nxjerrë në treg 2 versione të S7
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Dhjetor 2015, 21:57
Samsung po planifikon të prodhojë rreth 5 milionë telefona galaxy S7, raportoi ditën e hënë Electronic Times e Koresë së Jugut.Sipas saj gjigandi elektronik do nxjerrë në treg dy versione të ndryshme që do të quhen”Galaxy S7 edge” me përmasa të ndryshme: njëri me ekran 13 cm dhe tjetri 14 cm.Si fillim Samsung do lançojë 3.3 milionë pajisje me ekran të sheshtë dhe rreth 1.6 milionë me ekran të të përdredhur në muajin shkurt.China Mobile nuk e ka bërë ende publike datën kur do të dalë në shitje Samsung's Galaxy S7./Oranews.tv/