Zbulohet laboratori sekret i Apple në Tajvan

Apple ka hapur një laborator prodhimi në Tajvanin verior për të krijuar telefona “super të hollë" dhe me "super ekrane".Sipas Bloomberg, fabrika në Longtan ka të pakten 50 inxhinierë.Burimet thanë se Apple ka anëtarësuar staf nga AU Optronics Corp dhe Qualcomm Inc të cilët kishin në pronësi ndërtesën.“Inxhinjerët po shpikin versione më të avancuara të ekraneve me kristal të lëngshëm që aktualisht përdoren për iPhone,iPad dhe për kompjutera Mac”- thanë disa njerëz për Bloomberg.Qëllimi i tyre është të prodhojnë telefona më të hollë, më të ndriçuar dhe më efiçentë në energji.Kjo vjen pasi firma pritet të zbulojë versionin e dytë të orës së bashku me “mini” Iphon-in në mars të vitit të ardhshëm./Oranews.tv/