Autori i vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër është parë në zonën e Mazrekut

Autori i vrasjes në Drishtë të Postribës vijon të jetë i lirë. Në aksionin e nisur menjëherë pas vrasjes së dy vëllezërve Shkami janë përfshirë rreth 100 forca RENEA, FNSH dhe Policia e Shkodrës.Gjatë ditës ata janë zhvendosur në zonën e Mazrekut të ish-Komunës Shllak, ku në orët e paradites është parë të lëvizë 30-vjeçari Aleksandër Dushaj, por ndryshe nga një ditë më parë për shkak të motit të keq nuk është përdorur helikopteri për të transportuar forcat e policisë. Për pasojë forcat kanë vepruar në terren të vështirë malor duke lëvizur me këmbë.Ndërkohë gjatë aksionit janë kryer 8 kontrolle banesash të braktisura dhe 5 kontrolle banesash të banuara, por pa asnjë rezultat.Nga ana tjetër mësohet se 30 vjecari Dushaj është një njohës i mirë i gjithë kësaj zone dhe paraqet rrezikshmëri pasi është i armatosur dhe mund ti kundërpërgjigjet policisë.Ndërkohë paralelisht po punohet edhe për pistën e vrasjes së dy vëllezërve Skënder dhe Abdullah Shkami. Familjarët e tyre vijojnë të mohojnë pistën e konfliktit për shkak se njëri nga vëllezërit nuk ka pranuar ti japë vajzën për nuse autorit të dyshuar krimit./Oranews.tv/