Koordinonte bandën e hajdutëve shqiptarë, arrestohet pensionisti italian
Një pensionist 63-vjeçar nga Xhenova e Italisë është arrestuar pasi koordinonte një bandë hajdutësh shqiptarë.Ai u arrestua nga karabinierët e zonës Sampierdarena pasi rishiste objektet e vjedhura nga shqiptarët.Bëhet fjalë për operacionin e quajtur “Bugs Bunny”, që nisi gushtin e vitit 2015 dhe ku u zbuluan 14 persona të akuzuar për më shumë se 60 vjedhje, shkruajne mediat italiane.Pensionisti italian me inicialet M.A.O. drejtonte një bandë hajdutësh shqiptarë që ishin aktivë në Xhenoa, Savona, Pistoa.63-vjeçari merrte objektet e vjedhura dhe i rishiste rreth 20 euro grami. Kryesisht bëhej fjalë për bizhuteri.Në momentin e arrestimit të pensionistit, atij iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2500 euro, një unazë ari e bardhë me diamante, një koleksion orësh IWC, dhe një palë vathë me diamante.[caption id="attachment_648714" align="alignnone" width="500"]
Pensionisti italian me inicialet M.A.O[/caption][caption id="attachment_648715" align="alignnone" width="640"]
Objektet e sekuestruara[/caption]