Plumb në gojë bashkëatdhetarit, rrëfehet Sulo: S'doja, po i tregoja armën
“Nuk doja ta vrisja, e godita gabimist në momentin që po i tregoja armën”. Këto janë fjalët e Jasin Sulos, 30-vjeçarit që akuzuohet për vrasjen e bashkëatdhetarit të tij Ermal Abdushi, 26 vjeç, me plumb në gojë.Abdushi u dërgua i pajetë në një spitalin e zonës Tradate. Rrëfimi i Sulos u bë përpara gjykatësit të Komos, Pasquale Adesso.Autopsia e bërë në trupin e Ermal Abdushit natën e 31 dhjetorit, konfirmoi se ishte qëlluar vetëm një herë me plumbin e një pistolete që ishte drejtuar nga fytyra e tij.Arma rezultonte e grabitur në zonën e Savonas, dhe u rigjet nga karabinierët në Mozzate. Një tjetër çështje për të cilën Sulo do të merret në pyetje përveç vrajses së bashkëatdhetarit të tij, është edhe vjedhja e armës.Në hetim janë përfshirë edhe dy shqiptarë të tjerë, njëri prej të cilëve Bajran Moriseni,23 , ka përfunduar në pranga, ndërsa tjetëri identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është nën hetim vetëm për ndihmë dhe inkurajim gjatë vrasjes.Prokuroria ka dëgjuar njerëzit që ishin të pranishëm në momentin e të shtënave dhe nga rezultatet e para nuk ka elementë të tjerë që dallojnë nga versioni i autorit të vrasjes, Sulo.Abdushi ishte i njohur në zonën ku jetonte, pasi disa muaj më parë ishte bërë protagonisti i një ngjarjeje, ku kishte shtëpuar të ëmën e tij nga ish-partneri i saj agresiv.[caption id="attachment_648766" align="alignnone" width="610"]
Viktima Ermal Abdushi[/caption]