Kukës, policia: Mjetet të përdorin zinxhirë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Janar 2016, 18:40
Policia Rrugore i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në zonën e Kukësit, duke filluar nga ora 20:00 e mbrëmjes të përdorin zinxhirët për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.“Në aksin Tuneli Thirrës-Morinë makinat të qarkullojnë me zinxhirë. Drejtuesit e mjeteve duhet të qarkullojnë me kujdës. Duke filluar nga ora 20:00 të gjitha makinat të përdorin zinxhirët. Policia rrugore do të jetë e pranishme për të ndihmuar çdo drejtues mjeti”