MB për akuzat e demokratëve: Sulm politik dhe shpifje ndaj Policisë së Shtetit
Ministria e Brendshme i ka cilësuar si sulme politike akuzat e Partisë Demokratike për rendin dhe sigurinë në vend.Sipas MB, PD e e nisi këtë vit të ri, në të njëjtin avaz siç e mbylli atë që shkoi, me shpifje e sulme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme.“Tellalli i gatshëm i zyrave të SHQUP-it, e nisi këtë vit të ri, në të njëjtin avaz siç e mbylli atë që shkoi, me shpifje e sulme për Policinë e Shtetit dhe Ministrin e Punëve të Brendshme.Edhe pse të kapur në flagrancë në mënyrë të përsëritur si gënjeshtarë, SHQUP-istët nuk e ndalin dot vesin e përbaltjes së Policisë, edhe në ato raste kur nuk ka vend për politikë”.Në deklaratë theksohet se puna e Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, flet shumë më qartë e fortë se çdo deklaratë politike.“Rezultatet e luftës kundër informalitetit, paligjshmërisë e kriminalitetit, janë aq evidente sa mbi 1000 konferencat e shtypit të SHQUP-it të mbledhura bashkë, nuk e fshehin dot.Sulmet politike të këtij lloji, janë konfirmimi më i mirë se jemi në rrugën e duhur për ta bërë Shqipërinë më të drejtë, më të paqtë e më të sigurtë”.