Maskat grabisin 140 mijë lekë në shtëpinë e bukëpjekësit, i dhunojnë të shoqen

I grabisin banesën dhe e dhunojnë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit orët e para të mëngjesit të sotëm (3 janarit).Dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën dy katëshe të 80-vjeçarit Xh.Koburja , ku dhe kanë goditur bashkëshorten e tij Z.Koburja , 66 vjeç.Xh. Koburja mësohet të  jetë i njohur si bukëpjekës dhe për prodhimin e ballokumeve embëlsirës së njohur në këtë qytet. Sipas policisë, 66-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por gjendja e saj shëndetësore vijon të jetë e rëndë.Sipas deklarimeve në polici personat ende të paidentifikuar kanë goditur më parë të moshuarin dhe më pas kanë lidhur dhe dhunuar bashkëshorten e tij duke e detyruar të tregojë paratë. Hajdutët kanë vjedhur rreth 140 mijë lekë të reja.Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.[caption id="attachment_649084" align="alignnone" width="640"]bukepjekesi elbasan Bukepjekesi 80-vjeçar Xh.Koburja[/caption]