Reshjet e dëborës në Kukës dhe Korçë, vështirësohet qarkullimi në disa akse

Reshjet e dëborës që kanë rënë në verilindje dhe juglindje të vendit kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve. Problemet e para janë hasur në Kukës ku reshjet e orëve të fundit dhe temperaturat e ulëta po krijojnë vështirësi në akset rurale por edhe në autostradën e Kombit.Policia e shtetit njoftoi gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin aksin Tuneli Thirrës-Morinë që të udhëtojnë vetëm me zinxhirë.  Policia tha se së bashku me Entin Pronar të Rrugës dhe subjektin që mirëmban segmentin rrugor po punohet, me gjithë vështirësitë e kushteve atmosferike, për ta mbajtur të hapur këtë segment rrugor.Ndërkohë prefektura e Kukësit u ka kërkuar ndihmë kompanive që pastrojnë rrugët të ndihmojnë edhe në pastrimin e tre segmenteve rrugore që nuk janë me kontrata për mirëmbajtjen dhe pastrimin e tyre nga dëbora.Problem mbetet edhe njësia administrative Arrën ku të gjitha fshatrat janë mbuluar nga dëbora dhe nuk ka asnjë borëpastruese për hapjen e rrugëve.Dëbora ka zbardhur disa zona të thella në Tropojë dhe malet e Gjallicës, Koretnikut, Kallabakut, por deri tani nuk janë raportuar probleme.Rreshje dëbore ka patur edhe në rajonin e Korçës kryesisht ne fshatrat turistikë malorë  si Dardha, Voskpoja, Vithkuqi. Në Dardhë trashesia e debores sipas banorëve shkon deri ne 5 centimetra, duke iu dhënë vizitorëve të shumtë që kanë preferuar ti kalojnë në këtë zonë pushimet e fundvitti, mundësinë për të shijuar atmosferën e vërtetë të dimrit.Prefekti i qarkut Ardit Konomi ka paralajmëruar drejtuesit e mjeteve në segmente rrugore si Korçë-Kapshticë dhe ne Qaf-Thanë të lëvizin me zinxhirë pasi reshjet e dëborës kanë qenë të dendura . Sipas tij pranë doganës Kapshticë situata është e më e rënduar ndërsa ka disa rrugë të bllokuara që mund të bëhen burim aksidentesh.Rreshjet e dëborës por edhe ato të shiut do të vijojnë përgjatë gjithë javës së parë të muajit janar.BOREbore1 bore__ bore_/Oranews.tv/