Daçiç: Me të gjitha mjetet kundër Kosovës në OKB
Serbia duket e vendosur për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.Këtë herë ka qenë Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç i cili tha se nuk është nënshkruar ndonjë dokument ku Serbia duhet të bjerë dakord që Kosova të hyjë në një organizatë ndërkombëtare.“Serbia absolutisht do të kundërshtojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe do të bëjë gjithçka që anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të mos ndodhë. Kjo nuk është e njëjtë si anëtarësimi në një organizatë ndërkombëtare për mjekim, apo edhe Komiteti Olimpik. Ne kurrë nuk kemi nënshkruar ndonjë dokument i cili thotë se Serbia duhet të bie dakord që Kosova të hyjë në një organizatë ndërkombëtare” -ka thënë Daçiç.Zv/Kryeministri serb shton se integrimi europian nuk ka të bëjë me tërheqjen e Serbisë nga çështja e Kosovës.“Në çdo rast, askush nuk duhet ta vë në pikëpyetje rrugën europiane të Serbisë, por nga ana tjetër rruga jonë drejt Evropës nuk do të thotë heqje dorë nga diçka që është shumë e rëndësishme dhe kjo është çështja e Kosovës”.