Rrëzohet një helikopter afgan, vriten tre ushtarë

Zyrtarët në Kabul thonë se tre ushtarë afganë janë vrarë pasi që është rrëzuar një helikopter i ushtrisë në provincën Logar, në jug të Kabulit.Zëdhënësi i Ministrisë afgane të Mbrojtjes, Dawlat Waziri, tha se helikopteri i prodhuar nga rusët Mi-17, u rrëzua të dielën si rezultat i problemeve teknike.Ai tha se edhe dy ushtarë të tjerë afganë janë plagosur gjatë aksidentit.Qeveria e SHBA-ve i ka blerë helikopterët Mi-17 nga Rusia, i ka renovuar dhe më pas ia ka dhuruar ushtrisë afgane. /Rel/