Roja bregdetare turke shpëton 57 refugjatë

Roja bregdetare e Turqisë dhe peshkatarët shpëtuan të dielën (3 janar) 57 refugjatë të cilët në rrugën e tyre për në Greqi, ishin bllokuar në një ishull të vogël në afërsi të vendpushimit Dikili.Dymbëdhjetë persona të grupit, në mesin e të cilëve edhe tre fëmijë, janë shpëtuar përmes helikopterit.Pjesa tjetër e refugjatëve u shpëtua përmes anijeve të peshkimit.Turqia i ka premtuar BE-së se do të aplikoj kontrolle të forta në kufinjtë e saj detarë, pasi qindra mijëra refugjatë, kryesisht të ilkur nga lufta në Siri, kanë udhëtuar nga Turqia për në Greqi, gjatë vitit të kaluar.