Fluks në doganën e Morinit, nis kthimi i qytetarëve pas festave
Pika Kufitare e Morinit në Kukës është përballur sot me një fluks të lëvizjes së udhëtarëve të cilët hyjnë në Shqipëri nga Kosova.Menjëherë pas mbylljes së festimeve për festën e Vitit të Ri, që në orët e para të mëngjesit është vërejtur një fluks në rritje i kalimeve, ku ekspertët kanë dyfishuar numrin e sporteleve për të përballuar fluksin dhe eleminuar radhët që mund të krijoheshin.Të dhënat e marra nga policia e Kufirit dhe Migracionit, bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga pika e kalimit kufitar në Morinë kanë hyrë më shumë se 1400 persona dhe kanë dalë mbi 1700 të tjerë.Për të përballuar fluksin janë vënë në dispozicion të përpunimit të dokumentacionit 4 sportele në mënyrë që të evitohen radhët e gjata që mund të krijohen, në një kohë kur kontrolli kryhet në të dyja kahet.[caption id="attachment_648775" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga fluksi në doganën e Morinit[/caption][caption id="attachment_648776" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga fluksi në doganën e Morinit[/caption][caption id="attachment_648777" align="alignnone" width="640"]
Pamje nga fluksi në doganën e Morinit[/caption]