Rama uron Kadarenë: Shkrimtari që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura

Kryeministri, Edi Rama, ka uruar shkrimtarin Ismail Kadare për dekorimin “Komandant i Legjionit te Nderit” nga presidenti francez François Hollande.Rama: “Në hyrje të 2016-ës që përkon edhe me vitin e 80 vjetorit të shkrimtarit tonë botërisht të mirënjohur, Presidenti François Hollande e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të Urdhërit të Legjionit të Nderit, dekorata më e lartë e Francës! Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës”.Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare i nominuar disa herë për çmimin “Nobel” në letërsi është dekoruar me dekoratën më të lartë në Francë “Komandant i Legjionit te Nderit”.Nga komuniteti artistik përveç Ismail Kadaresë titullin e mori edhe Micheal Tournier.Urdhri apo nderimi më i lartë kombëtar në Francë është krijuar nga Napoleon Bonaparti në vitin 1802 dhe deri më sot mbahet nga 93 mijë anëtarë .Këtë vit me këtë urdhër janë nderuar 600 persona.Ceremonia e këtij viti iu kushtua viktimave të sulmeve mbi revistën Charlie Hebdo në janar të vitit 2015.