Reporterët e Boston Globe bëjnë dorazi shpërndarjen e gazetës

Reporterët e gazetës amerikane Boston Globe e bënë dorazi shpërndarjen e gazetës, pasi kompania mediatike është përfshirë nga një krizë për shkak të  ndërrimit të kompaninë shpërndarëse. Shumë lexues u inatosën kur në mëngjes vunë re që në shtëpinë e tyre gazeta nuk kishte ardhur.Duke parë reagimet, dhjetëra reproterë u shrpehën të gatshëm që të ndihmonin kompaninë që të kalonte këtë moment të sikletshëm. Duke qenë se shpërndarja e edicionit të së dielës ishte në rrezik, drejtuesit u kërkuan reporterëve t’u jepnin një dorë dhe 100 prej tyre i’u përgjigjën popzitivisht kërkesës.Ata u paraqitën në redaksi me elektrikë dore dhe me aplikacione GPS në mënyrë që ti dërgonin porositë në vendin e duhur. Vetë reporterët në rrjetet sociale kritikuan kompanitë e shpërndarjes për situatën e krijuar dhe kërkuan mirëkuptimin e lexuesve të tyre.