Dritan Lorenci u vra për hakmarrje, shoqërohen 15 persona në polici
Shoqërohen 15 persona në polici lidhur me vrasjen e ish-efektivit të policisë rrugore Lezhë, Dritan Lorenci. Policia ka ngritur edhe pika kontrolli për kapjen e autorëve. Sipas bluve 45 vjeçari është qëlluar për vdekje me armë gjahu. Ngjarja sipas policisë, dyshohet të ketë ndodhur si rezulat i përfshirjes së viktimës në ngjarjen e datës 14.10.2011, të ndodhur pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësore Lezhë, ku pas një konflikti për motive pronësie, ka gjetur vdekjen një shtetas si dhe janë plagosur pes të tjerë, por po hetohet dhe në drejtime të tjera.Një ish efektiv i policisë rrugore në Lezhë është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së shtunës (2 janar 2016) në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:25 në afërsi të fshatit Mabë, ndërsa viktima është shtetasi Dritan Lorenci 44-vjeç nga qyteti i Lezhës.Ai ka qenë duke lëvizur me mjetin tip "Lança" ngjyrë blu me targa AA479KJ nga Shkodra në drejtim të Lezhës, kur është zënë në pritë nga përsona ende të paidentifikuar të cilët kanë qëlluar mbi të.Nga plumbat e marrë mjeti ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një parcelë aty pranë.Kanë qenë kalimtarë të rastësishëm të cilët kanë vënë re mjetin e aksidentuar dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.Kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ku fillimisht u dyshua për një aksident, por pas shenjave të plumbave të cilët u gjeten në automjet dhe plagëve me armë zjarri në trupin e viktimës gjithçka u zbardh në një kohë mjaft të shpejtë.Policia: "Fillimisht ngjarja është raportuar nga kalimtare të rastit si aksident rrugor, pasi automjeti ka përfunduar një parcele are.Me shkuarjen e grupit hetimore në vend ngjarje, është konfirmuar se kemi të bëjme me veprën penale të vrasjes me dashje, dhe dyshohet të jetë përdorur armë gjahu".44-vjeçari Lorenci dyshohet të ketë gjetur vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra në gjoks, ndërsa është bërë e ditur se mbi të është qëlluar 5 herë me armë gjahu.Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor ka nisur hetimet, ndërsa si provë materiale janë sekuestruar 5 gëzhoja, të cilat janë gjetur në vendin e ekzekutimit të 44-vjeçarit.Gjatë gjithë nates policia ka ngritur postoblloqe të shumta, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje, por pa mundur që të bien në gjurmët e tyre.Dyshimet e para të policisë janë tek një hakmarrje e mundshme ndaj ish-efektivit të policisë, i cili ka qenë një përson me preçedent të mëparshmë penalë.Policia: "Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si rezulat i përfshirjes së viktimes, në ngjarjen e datës 14.10.2011, të ndodhur pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësore Lezhë, ku pas një konflikti për motive pronësie, ka gjetur vdekjen një shtetas si dhe janë plagosur pesë shtetas të tjerë, por po hetohet dhe në drejtime të tjera".Dritan Lorenci u arrestua me 29 tetor 2011 për akuzën e vrasjes lidhur me ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Lezhës në 14 tetor vitin 2011, ku mbeti i vrarë një shtetas dhe u plagosen 5 të tjerë.Në ekspertizën e bërë në armën e ish-efektivit të policisë u vërtetua se ishte qëlluar me të brenda ambjenteve të gjykatës, çka bëri që prokuroria të kërkojë arrestimin e tij për këtë ngjarje.Sipa provave të paraqitura nga organi i akuzës në atë kohë u kërkua që Dritan Lorenci (efektiv i Policisë Rrugore kur ndodhi ngjarja) dhe Alban Deda miku i këtij të fundit të dënohet me 15-vite burgim me akuzën e vrasjes.Por dy vite pas arrestimit të tyre, trupi gjykues i çështjes ka shpallur vendimin, sipas të cilit të akuzuarit nuk janë fajtorë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në vitin 2011, me pretendimin se nuk kishte prova se ata ishin autorë të vrasjes.[caption id="attachment_648618" align="alignnone" width="459"]
Ne foto: Dritan Lorenci[/caption] [caption id="attachment_648550" align="alignnone" width="640"]
(Ne foto: Makina ku ndodhej viktima)[/caption][caption id="attachment_648553" align="alignnone" width="640"]
(Ne foto: Makina ku ndodhej viktima, Dritan Lorenci)[/caption][caption id="attachment_648554" align="alignnone" width="640"]
(Ne foto: Makina ku ndodhej viktima, Dritan Lorenci, ku ndodhi dhe vrasja[/caption][caption id="attachment_648555" align="alignnone" width="640"]
(Ne foto: Vendi ku ndodhi vrasja e Dritan Lorencit, aksi Lezhe- Shkoder[/caption]