U arratis nga burgu i Milanos, rikapet adoleshenti shqiptar, akuzohej për vjedhje
Është rikapur në Monza të Italisë, 17-vjeçari që u arratis para dy javësh nga burgu i Milanos për minorenët. Ai ishte arrestuar me parë pasi akuzohej për vjedhjeOperacioni u drejtua nga karabinierët e Monzas që arritën të gjejnë gjurmët e 17-vjeçarit, i cili u vu më pas në pranga në shtëpinë e një mikut të tij.Adoleshenti, me inicialet L.R , kishte arritur të arratisej më 20 dhjetor nga burgu duke përfituar nga sëmundja e një të burgosuri tjetër, nga rrëmuja arriti të ngjitej mbi gardh e të largohej.Arratia e shqiptarit nuk zgjati më shumë se dy javë, dhe pas rikapjes ai u rikthye sërish në burgun e Milanos.17-vjeçari akuzohet për një seri vjedhjesh nëpër apartamente, në bashkëpunim me një tjetër shqiptar tjetër bashkë-moshatar.Në banesën e dy shqiptarëve janë gjetur portofole, celularë, bizhuteri dhe objekte të tjera.[caption id="attachment_648513" align="alignnone" width="655"]
Burgu i Milanos per te rinjte, nga ku u arratis 17 vjecari shqiptar[/caption]