Në ishullin Lezbos krijohet shenja e paqes me jelekët e shpëtimit të emigrantëve të mbytur

Organizata bamirësie në ishullin grek të Lezbosit kanë krijuar një shenjë të madhe të paqes me jelekët e shpëtimit në nder të refugjatëve që kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Mesdheun.Më shumë se 100 vullnetarë kanë përdorur rreth 3000 jelekë shpëtimi për të formuar simbolin e paqes në kodrën e fashtit Molivos.Më shumë se 1 milionë refugjatë e emigrantë kanë mbërritur në Europë nga deti që nga fillimi i vitit 2015.Gjysma e tyre janë nga Siria, thotë Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.Të shumta janë organizatat e bamirësisë që kanë bërë shenjën e paqes ditën e ndërrimit të viteve.Më shumë se 500 refugjatë kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë nga Turqia në Greqi me mijëra të tjerë që janë mbytur në Tunizi, Libi, apo në ishullin italian të Siçilisë._87452310_afp_lifejackets_87452181_afp_lifejackets2_87452306_reuters_lifejackets