Digjet dyqani i lëndëve drusore në "Don Bosko", pa energji disa zona

Zjarr në një dyqan të materialeve  drusore në rrugën “Egnatia” në Don Bosko. Ngjarja është regjistruar në orët e mbrëmjes së sotme.Në vengjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato zjarrëfikëse të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.Ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit, OSHEE ka ndërprerë energjinë elektrike në disa zona.“Sipas informacionit të fundit nga terreni rezulton se ka rënë zjarr në një ambjent që tregtohen materiale të lëndës drusore, ku dhe kalon linja TM e fiderit Nr 1 N/st Tirana1 (Zogu Zi).Si masë sigurie, OSHEE është e detyruar të kryejë stakimin e fidrit nr 1” thuhet në njoftimin e OSHEE.Zonat pa energji janë: Rruga “Bab Rexha”, zona pranë Fab Biskotave, Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, pjesërisht rrugët “Muhamet Gjollesha”, “Kongresi i Lushnjes” dhe “Ndre Mjeda”.[caption id="attachment_648516" align="alignnone" width="637"]don bosko zjarr shtepi Në foto: Banesa e përfshirë nga flakët[/caption]